LIVE- Rama shpjegon si do funksionojë “koalicioni i madh me qytetarët”

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në dëgjesën publike të deputetëve të rinj të PS-së me banorë të Librazhdit, në kuadër të nismës për bashkëqeverisje me qytetarët.

Rama tha se pas krijimit të qeverisë së re, njerëzit e zakonshëm mund të regjistrohen në koalicion dhe të kenë akses në vendimmarrje deri në nivelet më të larta.

“Kanë arritur të bëhen ministra dhe ta gjejnë gjithmonë rrugën për tu bërë anëtarë parlamenti. nëse këta kanë mundësi të jenë deri në nivele të larta të qeverisjes çfarë kanë më shumë se njerëzit e zakonshëm dhe pse njerëzit e zakonshëm s’mund të kenë më shumë akses. Njerëzit e zakonshëm kanë të drejtë të flasin për veten dhe komunitetit të tyre duke qenë anëtarë të koalicionit. Platforma që po ndërtojmë dhe do jetë gati bashkë me qeverinë e re, do jetë një mekanizëm, hapësirë që të gjithë ata që duan të marrin pjesë në qeverisje do regjistrohen si anëtarë të koalicionit dhe do kenë akses në vendimmarrje dhe do kenë mundësi të thonë fjalën e tyre.
Do kenë akses të drejtpërdrejtderi në nivelin më të lartë qeverisës për të bërë me dije ankesat, problemet që lidhen me shtetin dhe marrëdhëniet që lidhen mes tyre dhe shtetit”, deklaroi kryeministri Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154950601746523/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?