LIVE/ Rama takim me ambasadorët. Kujton takimin e Nanos 15 vite me diplomatët
Kryeministri Edi Rama është rikthyer në detyrë teksa po zhvillon aktualisht një takim me ambasadorët e Shqiperise, një takim ky që po mbahet në hollin e Ministrisë së Jashtme në Tiranë
Në takim me ambasadorët, kryeministri Edi Rama pohoi se ka ende punë për t’u bërë sa i takon çështjeve të jashtme diplomatike që lidhen me Shqipërinë. Gjatë fjalimit të tij ai kujtoi edhe ish-kryeministrin Fatos Nano, një takim që ai kishte bërë me ambasadorët para 15 vitesh.
“Një takim të ngjashëm e pat bërë edhe të hapur për mediat 15 vite më parë kryeministri Fatos Nano, ai e pati ngritur zërin me ndonjë koleg tuajin, mund të ketë qenë edhe ndonjë prej ty. E ka bërë për të njëjtën mungesë që më ka thirrur sot mua këtu. E kam kërkuar këtë takim të posacëm pas disa kohësh, ndaj dua të shtjelloj një temë me rëndësi të vecantë, të lënë pas dore, në tërë vitet e tranzicionit të shërbimit të jashtëm shqiptar ku 4 vitet e fundit sbënë përjashtim fatkeqësisht. Roli i shërbimit të jashtëm në ekonominë e Shqipërisë. Dua të bëj të qartë një gjë sipas meje me fort rëndësi. Përgjegjësia në mungesën dramatike 27 vjecare të shërbimit të jashtëm në raport me ekonominë e vendit, janë shumë faktorë dhe aktorë. Duhet bërë një analizë serioze e arsyeve, e para është vëmendja krejt periferike e lidershipit politik të ministrisë së jashtme, dhe kjo është e para gje që duhet të ndryshojë menjëherë me se s’bën.”, tha Rama.
Rama kritika ambasadorëve: Si ka mundësi që keni qenë kaq të leshtë!
Rama tha se e kishte të vështirë të kujtonte të më ketë ardhur një sipërmarrës ekonomikë në zyrën e tij që ta keni adresuar ambasadorët.
Mes të tjerash ai paralajmëroi se ka ende diplomatë që i cilësoi delenxhinj. Me ironi ai pohoi se nuk do që të kaloj tek shoferët, duke i etiketuar si ‘timonierë allçakë’.
“Si ka mundësi që keni qenë kaq të avasht, ose për ta thënë shqip kaq të leshtë për të gjetur mekanizmat e duhura, hartuar formulat, në mënryë që realiteti ynë. Na njohin pak, s’na njohin fare, ose më keq akoma na njohin keq. Nuk di ta justifikoj këtë boshllëk.
Nuk di të pajtohem me mungesën e interesit ose qoftë të kuriozitetit të dërguarve tanë nëpër botë…
Nuk di ta kapërdij dot mungesën e ideve, propozimeve apo shqetësimeve prej vetë jush në adresën tonë”
Me të tilla shpehje, Kryeministri Edi Rama ka kritikuar me ashpërsi sot, punën e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushatit dhe të ambasadorëve të Shqipërisë në botë, të cilët i ka thirrur në një takim në Ministrinë e Jashtme.
Rama tha se tani e tutje, puna e shefit të ri të diplomacisë do të jetë e matshme çdo vit dhe theksoi se na “duhet një përmbysje e madhe” në shërbimin e jashtëm.
“Nuk mund të mjaftoheni më me një notë proteste, me një njoftim të thatë apo duke pritur telefonatën e ardshme për të justifikuar pagën”, u tha ai.
Kritika kryesore e Kryeministrit ka pasur të bëjë me mungesën e shqetësimit të tyre 4 vjet rresht për të sjellë në Shqipëri, investime, operatorë ekonomikë, me mungesën e ideve të tyre për të ofruar në Shqipëri përvojat më të mira të biznesit.
Kritika e ashpër e Ramës ndaj ambasadorëve vjen pak ditë para krijimit të qeverisë së re Rama II.
“Në harkun kohor të këtyre 4 viteve unë e kam të vështirë të gjej në kujtesën sime, operatorë ekonomikë të sjellë nga ju. E kam pyetur veten dhe ju pyes se si ka mundësi të kemi qënë kaq të avashtë, shqip – kaq të leshtë – sa për të mos gjetur rrugët e nevojshme në mënyrë që realiteti ynë, ky realitte që ndryshon me muaj dhe muaj, të ndryshojë. Unë nuk di ta justifikoj këtë boshllëk në kaq shumë vite dhe në 4 vitet që po mbyllim. Nuk di të pajtohem me mungesën e interesit apo të kujdesit të të dërguarve tanë nëpër botë dhe ta kapërdij mundesën e ideve apo shqetësimeve tuaja. Pra, shija që lë kjo situatë është e pakta, aspak e këndshme. Nuk po them asgjë të padëgjuar se kohët kanë ndryshuar rrënjësisht, kudo rreth nesh gjeopolitika është përshpejtuar, globalizmi ka cenuar dhe ka prishur ekuilibrat e hershëm duke përshpejtuar ekuilibrat e rinj.
Ne kemi pastruar mjaft diplomatë, parazitë dhe ende kemi për të pastruar, sepse ka ende diplomatë delenxhij. Vendi ka nevojë për njerëz të respektueshëm.”
vijon…
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155078574486523/
KOHA JONË SONDAZH

