Live/ Rama takon deputetët e rinj: Mblidhni të dhëna për problemet në administratë

Kryeministri Edi Rama, pas fitores së thellë që korri në zgjedhjet e 25 qershorit, ku PS-ja arriti të siguronte 74 mandate, po zhvillon një takim me deputetet e rinj dhe ata që morën pjesë në garë.

Në foks të takimit që pritet të nisë në orën 11:00 do të jenë shqetësimet e qytetarëve ndaj administratës publike. Rama do u kërkojë deputetëve të rinj që të mbledhin të dhëna dhe më pas të vënë në dijeni për çdo shqetësim që ndodh në qarqe sa i takon problemeve brenda administratës.

Takimi

Swiss Digital Desktop Reklama

Ashtu siç ka paralajmëruar pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot në orën 11.00 takimin e parë me ekipin e stërmadh të deputetëve të rinj, që do të përbëjnë edhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste në parlamentin që pritet të mblidhet në Shtator.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse KQZ, ende nuk ka certifikuar rezultatin përfundimtar në zgjedhjet e 25 Qershorit, ku PS-ja arriti të siguronte 74 mandate.

Të gjithë këta por edhe  ata që nuk fituan por morën pjesë në garë dhe që pritet të shpërblehen me poste në administratën shtetërore, janë ftuar sot që të diskutojnë me Edi Ramën për disa çështje emergjente pas krijimit të qeverisë së re.

Një nga çështjet më të rëndësishme në këtë takim, do të  jetë çmontimi i “tepsisë” së pushtetit dhe çuarjes për “skrap”, të pjesës së saj në administratë.

Mësohet se Rama do u kërkojë deputetëve të rinj, që të mbledhin të dhëna duke formuluar dosje, për çdo shqetësim që ndodh në qarqe sa i takon problemeve brenda administratës. Bëhet me dije se në këto të dhëna që do të fokusohen kryesisht te emrat që përfaqësojnë LSI-në do të përfshihet çdo gjë; duke filluar nga arsimimi, performanca, shkeljet në punë, abuzimet etj. Duket se nuk do të kemi thjesht “një çuarje për skrap”, por edhe ndjekje penale për pjesën e “tepsisë”, e cila që nga Shtatori do të jetë edhe formalisht në opozitë.

Gati të gjithë fushatën zgjedhore që rezultoi efikase, Edi Rama e zhvilloi mbi retorikën kundër administratës së politizuar dhe “bosnjëzimit” të saj.

Vetëm dy ditë më parë kreu i qeverisë, njoftoi se ai dhe grupi i tij i ri parlamentar do të zhvillojnë një turr përreth 30 ditë, për të dëgjuar qytetarët e thjeshtë për shqetësimet që kanë ndaj qeverisë dhe administratës.

Sipas tij, pas këtij turi, të gjitha të dhënat e mbledhura për institucionet dhe zyrat e shtetit, do të analizohen imtësisht qark për qark dhe pastaj nis realizimi i operacionit; “Të punësuarit e LSI-së, për skrap”.

Rama mesazh Metës: Kthjellohu si President sa nuk është vonë

Kryeministri Edi Rama në një takim me 74 deputetët e rinj dhe kryetarët socialiste të bashkive ka flenderuar Ilir Metën për bashkëpunimin dhe kontributin në 4 vite. Ai i ka kërkuar Ilir Metës që të kthjellohet si president.

“Më lejoni të falenderoj partnerët e mandatit qëpo mbyllet. Në radhë të parë për votat që dhanë për reformat shtetbërëse, të cilat do ti thellojmë më tej me kurajo politike, me vendosmëri atdhetare dhe gatishmëri për dialog me opozitën dy ngjyrëshe. Dua të falenderoj Ilir Metën, natyrisht jo për gjërat që i çoi për dreq, me arsyen kronike të mos arsyes së tij duke hedhur në erë projektin e së majtës së bashkuar, por  për cdo kontribut pozitiv që dha në punën e përbashkët. Po në emrin tuaj, por edhe të deputetëve socialist që e votuan dua ti lutem sot të reflektojë sot dhe të kthjellohet njëherë e mirë si presidenti që i mori votat tona për të qenë konsensual jo konflikutal, për të qëndruar mbi palët dhe jo për të qenë palë kundër palëve të tjera dhe të përqëndrohet sa nuk është vonë tek riparimet e dëmeve të papara në këto 27 vjet që i bëri figurës së kreut të ri të shtetit që i bëri gjatë 40 ditëve të fundit. LSI përpara Shqipërisë është një vrimë në ujë dhe përjetimi tragjik i daljes së partisë së tij personale nga roli i çelsit për shumicën qeverisëse nuk duhet ta damkosë si komike pa hyrë ende në zyrën figurën e presidentit të zgjedhur të shqiptarëve pa dallim”- tha Rama.

 

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154912524981523/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?