LIVE/ Rama thirrje opozitës për reflektim: Kjo shumicë qeverisëse të vendosë interesin e fëmijëve
ryeministri e nisi fjalën me një përmbledhje të mësimeve që ka nxjerrë në 4 vitet e qeverisë së kaluar si dhe do bëjë prezantimin e programit qeverisës.
Rama bëri thirrje opozitës për reflektim për shembullin që jepet në Parlament.
Rama premton:
-Do rrisim vlerën financiare të çekut të bebes që nga buxheti i ardhshëm.
-Do të rrisim sërish pagat e mësuesve.
Mesimet nga e kaluara
Edi Rama: “Kemi gjykuar gabim kur çdo sulm e kemi skualifikuar pa e analizuar arsyen burimore.
25 qershori provoi edhe një herë këtë herë edhe më qartë se në Shqipëri nuk fiton kush i fryn më shumë zjarrit të konfliktit, shan dhe bllofon më shumë me kartat e veta.
Do të bëjmë çmos që fituesit e këtyre zgjedhjeve të jenë ata që nuk kanë moshën për të votuar. Kjo shumicë qeverisëse të vendosë interesin e fëmijëve në politikbërjen qeverisëse, dhe reforma që bëjnë shtet në emër të fëmijëve
Pasi ka uruar për detyrën kreun e ri të Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryeministri Rama u ndal tek puna e bërë në 4 vitet e kaluara, dhe përgjegjësitë për 4 vitet e ardhshme.
Kreu i Qeverisë tha se gjatë këtij viti të shoqëruar me debate, protesta, si dhe një fushatë zgjedhore, ka marrë disa mësime.
Ai tha se shumë gjëra i ka mësuar edhe gjatë takimeve me qytetarët të zhvilluara në gjithë vendin.
Sakaq, ai foli edhe për raportin me opozitën.
“Ju armiq asnjëherë, por as edhe kundërshtarë. Nuk jemi këtu asnjëra nga këto. Por ne jemi në një garë për të konkurruar për idetë tona. Nuk kemi ardhur për të luftuar me opozitën, por me idetë e saj.
Mësova se në Shqipëri nuk fiton kush i fryn zjarrit të konfliktit.
Në një nga ditët e protestës së opozitës, kryetari Basha doli në protestë bashkë me vajzën e tij të vogël. Nuk e them këtë për të risjellë në vëmendje atë moment, por dua të them se gjithçka që ne bëjnë lidhet me fëmijët tanë. E nuk duhet të harrojmë se në çdo gjë që bëjmë keq, u bëjmë keq fëmijëve të gjithë Shqipërisë”, tha kryeministri Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155130554191523/
KOHA JONË SONDAZH

