LIVE/ Rama vijon qëndrimin në Velipojë, bashkëbisedim me gazetarët në ditën e dytë të mbledhjes me ministrat

Kryeministri Edi Rama vijon edhe sot për të dytën ditë me radhë takimin në Velipojë me Ministrat dhe zëvendës/kryeministren.

Në fokus të diskutimeve të takimit është zbatimi i programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme, mënyrën sesi do të funksionojë shkrirja e ministrive dhe institucioneve përkatëse në kohën kur plani i punës është hartuar dhe ngritja e grupeve të ekspertëve që do të merren me impementimin e saj deri në fund të muajit dhjetor.

Mbledhja informale e qeverisë së re mbahet vetëm pak ditë përpara seancës së parë të Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, thirrur për të shtunën e 9 shtatorit në orën 10.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nderkohe kryeministri po zhvillon nje bashkebisedim me gazetaret ne hollin e hotelit ku eshte akomoduar qeveria e re.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155118964796523/

 

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama  njoftoi se brenda 100 ditëve të para të qeverisë së re do ti jepet fund burokracive në zyrat e shtetit

Edi Rama: Guinness: Në 1 vit burokracia shqiptare kërkon 4.5 milion çertifikata. Konsum skandaloz kohe lekësh nervash që do mbarojë me qeverinë e re. Në çdo rast kur i duhet çertifikata e qytetarit, për të dhënë një shërbim burokracia duhet ta sigurojë vetë. Kjo do të bëhet realitet, brenda 100 ditëve të para të mandatit të ri.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?