FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

LIVE/Studentët dhe qytetarët protestë masive para Kuvendit (FOTO)

Teksa në Kuvend u shënua incidenti i parë mes opozitës dhe qeverisë, jashtë Kuvendit janë dhjetëra e mijëra studentë dhe qytetarë në protestë kundër qeverisë. Jo vetëm mbështetës së studentëve por mijëra qytetarë janë në protestë për varëfrinë, korrupsionin.

Studentët po mbajnë fjalime ku bëjnë thirrje që protesta e tyre mos ketë ngjyrime politike. “Çdo shqiptar të lërë partitë, mos bëni thirrje partiake por bëni thirrje për mbrojtje të kauzës sonë. Kemi 15 ditë dhe nuk kemi folur për ligjin e arsimit të lartë”, tha një student.

Një ditë më parë studentët e dy fakulteteve, Shkencat Sociale dhe Ekonomiku vendosën që protesta dhe bojkoti mësimor të vijojë edhe pas pushimeve të fundvitit. Kryeministri Edi Rama ka nisur një dialog me studentë dhe pedagogë të Fakulteteve dhe Universiteteve, ka bërë publik edhe planin për zbatimin e 8 pikave të kërkuar nga studentët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?