Live/Edi Rama rrëfehet para gazetarëve

Në krah të Endri Fugës, Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp të mbylljes së vitit me gazetarët, është shprehur që në fillim duke folur për Reformën në Drejtësi. Sipas tij, institucionet e vettingut kanë nisur punën me kohë të plotë.

“Në fillim të 2018 do shohim rezultatet e para të pastrimit të pallatit të drejtësisë nga gjyqtarë dhe prokurorët e korruptuar”. Rama tha se institucionet e Vettingut janë në punë me orë të plota, ndërsa theksoi se vijon puna për ngritjen e të gjitha institucioneve të reja të drejtësisë.

“Në këtë ditë do t’ia vlente më shumë të përqendrohesha në disa aspekte të 100 ditëve të para të qeverisjes se sa në të gjithë harkun e vitit ndërkohë që patjetër pas paraqitjes sime ju jeni të lirë të bëni të gjitha pyetjet e dëshiruara. Dua ta filloj me faktin se sot jemi në kushtet e një tjetër stimulimi apo stimulimi të një krize artificiale dhe përsëri kjo lidhet me reformën në drejtësi, me ecurinë e procesit të reformës dhe me pamundësinë e një pale për të pranuar pandalshmërinë dhe domosdoshmërinë njëkohësisht të reformës në drejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sidoqoftë reforma ka bërë përparim të konsiderueshëm. Institucionet e Vettingut tanimë janë në punë me orë të plota dhe besoj që në fillim të vitit të ardhshëm do të shikojmë rezultatet e para konkrete të punës së pastrimit të pallatit të drejtësisë nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër zgjedhja e Prokurores së Përgjithshme me mandat të përkohshëm është bërë duke siguruar vazhdimësinë e punës së institucionit të prokurorit të përgjithshëm dhe në të njëjtën kohë duke garantuar se në asnjë moment reforma nuk mund të merret peng për axhenda të ndryshme politike. E rëndësishme të theksohet se procesi ka hyrë tanimë në një fazë të re zbatimit”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se Shqipëria ka shansin që në gjysmën e parë të 2018-ës të çelë negociatat me BE-në. Ai akuzoi opozitën se po luan me zjarrin duke u kthyer në pengesë për integrimin.

“Jemi në situatë ku opozita po luan me zjarrin duke u kthyer në pengesë… lidhur me këtë element kyç të historisë. Negociatat nuk çelen për qeverinë dhe për PS por për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kriza artificiale janë në dëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve në çeljen e anëtarësisë”.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155432209131523/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?