Lojrat e fatit, Vasili: Në 2013 Rama ishte kundër, sot i kapur
Për ligjin e lojrave të fatit që Presidenti i Shqipërisë e ktheu në kuvend, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, zbulon mashtrimin e qeverisë. Përmes një postimi në facebook, Vasili citon pjesë nga deklarata e Ramës në 2013.
”Sot favorizon lojrat e fatit por lexoni çfarë thoshte po ky kryeministër në 25 tetor 2013 kur filloi operacioni “Fundi i Marrëzisë” kundër lojrave të fatit: “Askush dhe për asnjë arsye nuk do të mundet dot ta ndalë këtë nismë që nuk është aksion, as sezon, po nismë që do të quhet e kryer kur vendi dhe shqiptarët nuk do të lënë më asnjë qindarkë në kumar. Ky nuk mund të jetë as legalisht aktivitet i së ardhmes së vendit. E ardhmja e vendit nuk mund të ketë asgjë të përbashkët me bixhozin””,-shkruan Vasili në facebook.
Më tej kreu i grupit parlamentar të LSI-së, e cilëson kyeministrin Rama si hipokrit dhe të kapur. ”Problem është edhe për ata që i ka zënë halli apo qejfi të bëjnë avokatin e tij, sepse ky për shkak të parave bën të kundërtën e asaj, që thotë dhe i lë në mes të rrugës dhe këtyre u duhet të ripërtypin deglat e parimeve që kanë shitur”.
Postimi i plotë i Petrit Vasili
Ligji i lojrave të fatit dhe kryeministri që nuk e njeh turpin! Ligji për lojrat e fatit (bixhozit) u kthye nga Presidenti në Kuvend. Veprim i drejtë. Një mundësi e re për kryeministrin, që të rikuperojë diçka nga turpi i madh i tij i lënë rrugës. Sepse paturpësia pa kufi është neveri dhe kryeministri është shembull i kësaj.
Sot favorizon lojrat e fatit por lexoni çfarë thoshte po ky kryeministër në 25 tetor 2013 kur filloi operacioni “Fundi i Marrëzisë” kundër lojrave të fatit: “Askush dhe për asnjë arsye nuk do të mundet dot ta ndalë këtë nismë që nuk është aksion, as sezon, po nismë që do të quhet e kryer kur vendi dhe shqiptarët nuk do të lënë më asnjë qindarkë në kumar. Ky nuk mund të jetë as legalisht aktivitet i së ardhmes së vendit. E ardhmja e vendit nuk mund të ketë asgjë të përbashkët me bixhozin”.
Këto thoshte kryeministri kur bënte sikur mbyllte lojrat e fatit, sepse qëllimi ishte krejt tjetër dhe pikërisht zgjerimi i tyre dhe grumbullimi në pak duar. Kryeministër më hipokrit dhe të kapur s’keni për të parë më kurrë.
Problem është edhe për ata që i ka zënë halli apo qejfi të bëjnë avokatin e tij, sepse ky për shkak të parave bën të kundërtën e asaj, që thotë dhe i lë në mes të rrugës dhe këtyre u duhet të ripërtypin deglat e parimeve që kanë shitur.
/Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

