LSI akuza Ramës, Braimllari: Bosi i drogës drejton Task-Forcën dhe tani kërkon krijimin e linjave të reja të kultivimit

Sekretari i përgjithshëm  i LSI-së, Endrit Braimllari i rikthehet akuzave ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si bosin e drogës në Shqipëri, që ka marrë përsipër të drejtojë task-forcën kundër drogës në vend.

Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Braimllari shprehet se Edi Rama në 4 vite udhëhoqi rrjetet dhe grupet kriminale me qëllim shfrytëzimin e tyre dhe paratë e krimit për fushatë elektorale, dhe tani Rama kërkon të lajë duart duke ngritur një plan kombëtar për luftën kundër kanabisit, “që nuk është gjë tjetër veçse krijimi i linjave të reja të kultivimit të kanabisit”- shprehet Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së.

Reagim i plotë i Braimllarit

Swiss Digital Desktop Reklama

BOSI I DROGËS DREJTON TASK-FORCËN !!

Swiss Digital Mobile Reklama

Në 4 vite Edi Rama bashkëpunoi ngushtë me grupet kriminale, duke lejuar mbjelljen dhe kultivimin e kanabisit.

Edi Rama në 4 vite udhëhoqi rrjetet dhe grupet kriminale me qëllim shfrytëzimin e tyre dhe paratë e krimit për fushatë elektorale.

Edi Rama tani kërkon të lajë duart duke ngritur një plan kombëtar për luftën kundër kanabisit, që nuk është gjë tjetër veçse krijimi i linjave të reja të kultivimit të kanabisit.

Bosi i drogës po djeg arat, tani që nuk kanë asnjë vlerë, me qëllim që të pastrohen mirë për të mbjellë kanabis të ri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?