FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

LSI ankimon Vorën në KQZ

 

LSI ka depozituar në KQZ ankesën e saj ndaj rezultatit të zgjedhjeve në bashkinë  e Vorës. Në kërkesën e LSI thuhet se duhet të shpallet i pavlefshëm votimin në disa Qendra Votimi në këtë bashki. Përpara datës së zgjedhjeve LSI kishte denoncuar transferimin në mënyrë fiktive të të paktën 600 qytetarëve në këtë bashki me qëllim që të votonin për kandidatin e PD, Fiqiri Ismaili, ndërkohë që këtë të fundit e ka akuzuar edhe për blerje të votave me para në dorë apo me thasë mielli.  Kandidati i PD, Fiqiri Ismaili fitoi me 230 vota më tepër në krahasim me kandidatin e ASHE të propozuar nga LSI, Luan Sallaku në zgjedhjet e mbajtura më 21 qershor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?