LSI çel fushatën në Lushnjë, Vasili: 100 % e bizneseve do të çlirohen nga taksat e larta

Nga Lushnja, ku çeli fushatën elektorale, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili tha se zhillimi i vendit mund të vijë vetëm përmes drejtimit të ri. Me këtë të fundit, Vasili nënkupton LSI forcë e parë, për të përfituar nga taksat e ulëta disa herë më shumë.

“Vendi kërkon zhvillim, dhe ky zhvillim vjen përmes një drejtimi të ri, dhe drejtimi i ri është LSI forcë e parë. Ky drejtim i ri do të thotë qartë dhe kthjellët, taksa më të ulëta, jo para më në xhepat e shtetit, por qyetarëve. Çdo biznes që rroptohet për të fituar, me programin e LSI do të ketë taksa tre herë më të ulëta. 100 përqind e bizneseve do të çlirohen nga zgjedha e taksave të larta. Vasili premtoi 100 mijë vende pune vetëm për të rinjtë. Nga zemra e Myzeqesë, kreu i LSI deklaroi se kryefjala e ekonomisë shqiptare do të jenë bujqit dhe mbështetja ndaj tyre.

“100 mijë punësime të reja do të jenë vetëm për të rinjtë. Jemi në zemër të Myzeqesë. Ne kemi fjalën e parë të programit tonë për transforimit ekonomik të vendit, është bujqësia. 2500 mln euro në vit investime nga shteti në bujqësi. Bujkut do t’i subvencionohet fara, plehu kimit dhe gjithçka. tatimi mbi fitimin do të jetë 0”, tha Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pranishëm, ish-kryetari i LSI-së, tha se shqiptarët janë lodhur nga politikanët e çadrave të lirisë dhe oligarkisë. Ai ftoi qytetarët e Lushnjës dhe gjithë Shqipërisë që të votojnë LSI forcë të parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sfida jonë është që deri në 25 qershor, të çojmë kudo mesazhin e LSI për taksat e ulëta mbi të ardhurat, taksat mbi bujqësinë dhe gjithçka që ndihmon rritjen e të ardhurave tuaja, mbijetesën dhe zhvillimin e çdo biznesi tuajin, hapjen e vendeve të reja të punës”, tha Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?