LSI e para në fletën e votimit, PS e dyta, PD e gjashta
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ka hedhur shortin për renditjen e partive në fletën e votimit që do të përdoret për zgjedhjet e 25 qershorit. Kështu sipas shortit, Lëvizja Socialiste për Integrim, do të kryesojë fletën e votimit, duke u renditur e para. Pas saj, Partia Socialiste vjen e dyta, ndërsa Partia Demokratike, renditet e gjashta dhe para saj, numri pesë do të jetë Partia Republikane. Sfida për Shqipërinë renditet e katërta, FRD e 11-ta, PDIU e 13-ta, PSD e 9-ta, ndërsa Libra do të renditet e 18-ta
Renditja e partive për zgjedhjet e 25 qershorit
Lëvizja Socialiste për Integrim-1
Partia Socialiste-2
Partia Kristian Demokrate-3
Partia Sfida për Shqipërinë-4
Partia Republikane-5
Partia Demokratike-6
Partia Bashkimi Demokristian-7
Partia Aleanca Demokristiane-8
Partia Social Demokrate-9
Aleanca Demokratike-10
Fryma e Re Demokratike-11
Partia Demokracia Sociale-12
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet-13
Aleanca Arbnore Kombëtare AAK-14
Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, MEGA – 15
Partia Komuniste e Shqipërisë-16
Partia Aleanca Popullore për Drejtësi-17
Lista e Barabartë(Libra)-18
KOHA JONË SONDAZH

