LSI, Floida Kërpaçi: Rama po shkatërron Shqipërinë duke rrënuar Ekonominë!

Deputetja e zgjedhur e LSI, Floida Kërpaçi, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, teksa ndalet tek ekonomia.

Në rrjetet sociale, Kërpaçi jep alarmin se po shkatërrohet Shqipëria duke u rrënuar ekonomia.

Duke iu referuar Institutit kërkimor Gallup, deputetja e re deklaron se 56% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi ynë pasi nuk kanë mjete për të siguruar jetesën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja reagimi i plotë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Alarmante! Po shkatërrojnë Shqipërinë duke rrënuar Ekonominë!
Aktualisht, sipas Institutit kërkimor Gallup, 56% e Shqiptarëve duan të largohen nga vendi ynë sepse nuk kanë mjetet për të siguruar jetesën.
Kreu i Rilindjes premtoi para 2013 se do të ishte përtej të majtës e të djathtës, por pasi i rrënoi ekonomikisht i ndau Shqiptarët brenda kufirit e përtej kufirit;
Ne 2017 gjendet i kamufluar pas premtimit se do të udhëheqë me flamurin kuq e zi, medemek bashkim e prosperitet për të gjithë Shqiptarët: KUJDES! duhet të gjithë të jemi në gjendje alarmi e në kundërveprim për ato që do të bëjë!
Duhet ndaluar shpopullarizimi i Shqipërisë; njerëzit po ikin prej rilindjes, prej oligarkëve të rilindjes që po vjelin cdo pasuri të vendit dhe po rrënojnë ekonominë e cdo familje duke vrarë shpresën për një jetë e të ardhme këtu në vendin tonë.
Rinia meriton të ketë një të ardhme të sigurtë në vendin tonë, dhe për këtë të gjithë së bashku duhet të përpiqemi të bëjmë më të mirën për vendin tonë!
Le të triumfojë ndjenja për vendin, mbi egon për pushtet!
Duhet të lulezojë ekonomia që e shpërndan të mirën te qytetarët dhe jo te pushtetarët! Duhet të rrënohet oligarkia e të triumfojë Rinia e Shqipëria!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?