FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

LSI kallëzim komisionerëve që hodhën vota fiktive për PD, PS dhe PDIU në Bulqizë

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, që fitoi mandatin në zgjedhjet e 25 qershorit, Përparim Spahiu nuk i ka lënë thjesht me qëndrim publik akuzat e ngritura për shkelje gjatë procesit zgjedhor.
Ai i është drejtuar me një kallëzim në Prokurorinë e Dibrës, me akuzat e ngritura ndaj komisionerëve të Partisë Demokratike, Partisë Socialiste dhe PDIU-së. Sipas Spahiut, i cili mban edhe postin e sekretarit politik në LSI, komisionerët e qendrës së votimit 1079 në Bulqizë në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë shtuar rreth 70 vota për PS-në, PD-në dhe PDIU-ne.

“Besoj se nuk ka rrugë tjetër përvec se kallëzimit penal të tyre, kallëzim për një skemë të re dhe të frikshme, më të rrezikshme se blerja e votës, apo e blerjes së komisionerëve”, shkruan deputeti i LSI-së në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Ai e ka referuar kallëzimin për veprat penale “falsifikim të materialit zgjedhor dhe rezultatit zgjedhor” si dhe për veprën “votimi më shumë se një herë dhe pa u identifikuar”, që rrjedhimisht përshkruajnë edhe skemën e përdorur nga komisionerët për të cuar vota fiktive për tre forcat politike

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?