LSI: Kundër importit të mbetjeve

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili me anë të një konference për mediat është shprehur se ka diskutuar sot për çështjet që do të diskutohen në seancën e Kuvendit për ditën e enjte.

Vasali u shpreh se LSI-ja do të paraqesë amendamentet e saj për institucionet e vettingut.

Pjesë nga deklarata e Petrit Vasilit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas shqyrtimit të aktit normativ që do i paraqitet seancës, grupi i LSI-së duke e gjetur të pabazuar një produkt të një organizimi të dobët dhe pa prioritete, ka vendosur të votojë kundër aktit normativ.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për vettingun, në lidhje me mbështetjen e tij, për një proces shumë të rëndësishëm edhe për shkak të një investimi të madh nga politika dhe ndërkombëtarët, ne nuk mund të pajtohemi me shkurtimet e bëra nga qeveria. Ne do të paraqesim amendamentet tona, për të siguruar funksionimin normal të institucioneve të vettingut.

Këto shkurtime janë në kontrast shumë të madh me fryrjet që bën qeveria për të nxitur parazitizmin në administratë.

Dekretin e plehrave, qëndrimi i LSI-së do të jetë pro dekretit të bërë nga Presidenti Bujar Nishani, në kohën kur ishte në detyrë që e kthen ligjin për ‘Mbetjet’ dhe kundër importit të mbetjeve në Shqipëri

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?