LSI mbledh sot Konventën Kombëtare, zgjidhet kryetari i ri i partisë

Pas dorëheqjes së Petrit Vasilit nga posti i kryetarit, Lëvizja Socialiste për Integrim o të mbledh sot Konventën Kombëtare Zgjedhore.

Konventa do të nis në orën 18:00 për të zgjedhur kryetarin dhe zv.kryetarin e LSI-së. “Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon ditën e mërkurë, më datë 5 korrik Konventën Kombëtare Zgjedhore. Konventa starton në orën 18:00 e do të mirëpresë delegatët e LSI nga e gjithë Shqipëria për të zgjedhur Kryetarin dhe Zv.Kryetarin e ri të partisë”, thuhej në njoftimin e LSI-së pak ditë më parë. Sakaq, në vend të Vasilit është propozuar Monika Kryemadhi, e cila aktualisht mban postin e nënkryetares

Ilir Meta dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të LSI-së pas zgjedhjes President i Republikës, ndërsa pas tij u zgjodh Petrit Vasili kryetar dhe e drejtoi LSI-në për dy muaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?