LSI nxjerr listën nepotike të Rilindjes

Pas denoncimeve të Edi Ramës, se kryebashkikakët e Delvinës, Beratit e Prrenjasit kanë punësuar njerëzit e tyre në këto institucione, ka reaguar edhe LSI.

Ky reagim i LSI-së vjen pasi të tre krerët e bashkive të qyteteve ku Rama bëri denoncimet vijnë nga vetë LSI.

Ditën e sotme, Kejdi Mehmetaj përmendi në një prononcim për mediat të gjithë emrat e lidhur familjarisht me një drejtues në Sarandë dhe Delvinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Si parimi i hajdutit që thërret kape hajdutin edhe rilindësit po thërrasin rilindasit” –  deklaroi Mehmetaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lidhjet aktuale të kryetares së PS-së Delvinë.

Blunilda Meliqi ose Merxhani përgjegjëse e degës së thesarit Delvinë;

Luan Merxhani, i ati drejtor i shkollës 9-vjeçare “Rusan”;

Merita Merdani, e ëma mësuese pa shkollë të lartë;

Kreshnik Merxhani, i vëllai punon në ministrinë e Kulturës;

Ismiona Merxhani, e motra, punon në Ministrinë e Brendshme;

Xhemil Merxhani, xhaxhai, punonjës pranë ALbpetrol Delvinë;

Përparim Meleqi, bashkëshorti, punonjës pranë degë së OSHEE- Delvinë;

Petrit Meleqi, kunati në degën e OSHEE Delvinë;

Enereida Meleqi, kunata, edukatore në çerdhen e Delvinës;

Ëngjëllushe Tata, kunata, sanitare pranë spitalit Delvinë;

Erinda Sulejmani, nusja e nipit të bashkëshortit, infermiere në spitalin Delvinë

Lidhjet familje të ish-kryetarit të PD-së dega Delvinë, z.Agron Kohila, aktualisht zv.kryetar i Bashkisë Delvinë, i emëruar pas vitit 2013.

Agron Kohila, nënkryetar bashkie, ish-nënprefekt i nënprefekturës Delvinë;

Ardit Kohila, i biri, inspektor tatimesh në Tiranë;

Leard Kohila, i biri, punonjës pranë Albpetrol Fier;

Fisnik Kohilaj, nipi, aktualisht këshilltar i subjektit Partia Socialiste në Këshillin Bashkiak Delvinë si edhe inspektor tatimesh në Fier;

Gjergji Kohila, nipi, oficer policie;

Bilal Kohila, nipi, punonjës i landfillit Bajkaj;

Gurie Kohila, mbesa, infermiere;

Emiljano Hoxha, nipi, punonjës pranë portit detar Sarandë, denoncuar për “Shpërdorim detyre”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?