LSI: Rama legalizoi ikjen e “financierit të drogës”, Prokuroria hesht
Lëvizja Socialiste për Integrim, ka reaguar pas takimit të Kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, me Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ku palët dakordësuan një marrëveshje për kapjen e ”peshqëve të mëdhenj”.
LSI përmes kreut të grupit parlamentar, Petrit Vasili, shpreh qëndrimin se kjo marrëveshje legalizoi faljen e Ramës, edhe pse i bëri thirrje policisë për të bërë fushatë për PS, legalizon mosarrestimin e Tahirit dhe të Ministres së Drejtësisë, e cila firmosi për ekstradimin e Nezar Seitajt.
Petrit Vasili, në një status në facebook shkruan se prokuroria arreston të madh e të vogël edhe për dyshime të paqëna, por për Tahirin dhe për ekstradimin e Nezar Seitajt, nuk lëviz gishtin.
”Edi Rama ndalon arrestimin e Tahirit me një mal me prova dhe prokuroria rri e vështron.
Ministrja e Drejtësisë dhunon ligjin dhe shpërdoron detyrën, dhe ekstradon trafikantin dhe prokuroria nuk lëviz gishtin”,-shkruan Vasili.
Statusi i plotë i Petrit Vasilit
Marrëveshja Marku-Xhafaj legalizimii faljes së Ramës me FB, mosarrestimit të Tahirit, i mosarrestimit të ministres që ekstradon trafikantin.
Prokuroria mbyll skandalin e Edi Ramës, i akuzuar se i bëri thirrje policisë që të bënte fushatë elektorale për PS, e mbyll se sipas saj mjafton që Edi Rama kërkoi falje në facebook.
Edi Rama ndalon arrestimin e Tahirit me një mal me prova dhe prokuroria rri e vështron.
Ministrja e Drejtësisë dhunon ligjin dhe shpërdoron detyrën, dhe ekstradon trafikantin dhe prokuroria nuk lëviz gishtin. Po kjo prokurori më keq e më zi se sigurimi i shtetit, arreston të madh e të vogël edhe për dyshime të paqëna.
Marrëveshja e Arta Markut me Fatmir Xhafën, është si Aluizni i drejtësisë për të legalizuar DY DREJTËSI: NJE DREJTESI TE PADENUSHMERISE PER KRYEMINISTRIN DHE NJE DREJTESI PER SHQIPTARET E THJESHTE.
KOHA JONË SONDAZH

