LSI sulmon ministrin e PD-së në kabinetin “Rama”, Vasili: Në Itali kapen qindra kg drogë, ministri thotë nuk ka më drogë

Lëvizja Socialiste për Integrim sulmon ashpër ministrin teknik të Brendshëm, Dritan Demirajn, të propozuar nga PD-ja si pjesë e paktit të 18 majit Rama-Basha për situatën më të fundit të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria me destinacion Italinë.

Është kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, i cili përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” thekson se në një kohëqë në Itali kapen me qindra kilogramë drogë që vjen nga Shqipëria, Ministri i Brendshëm dhe policia e shtetit mohojnë të të ketë drogë të kultivuar në Shqipëri.

Sipas Vasilit, policia nuk e sheh dhe nuk e kap dot drogën, kriminelët dhe trafikantët; pasi siç thotë ai, s’kanë faj, janë një, janë bashkë, siç ishin edhe më 25 qershor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i plotë Petrit Vasilit

Swiss Digital Mobile Reklama

Kapen ne Itali përsëri qindra kilogramë drogë, që vjen nga Shqipëria.

Ministri i Brendshëm e pa nga ajri Shqipërinë dhe tha që nuk ka më drogë.

Po kjo drogë, nga na desantoi në Itali?

Ustallarët i paskan mbushur magazinat me drogë deri për në fund të shekullit. Policia nuk e sheh e nuk e kap dot drogën, kriminelët dhe trafikantët; s’kanë faj, janë një, janë bashkë, siç ishin edhe më 25 qershor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?