LSI takim me gratë, Vasili: Një shans për gruan është një shans i trefishtë

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me vajzat dhe gratë e Njësisë numër 5 në Tiranë.

Gjithashtu, në këtë takim mori pjesë edhe ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta, në kuadër të turit të rij të falënderimit më anëtarët dhe simpatizantët e kësaj force politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i kësaj force politike, Petrit Vasili tha se një shans për gruan është një shans i trefishtë, pasi sipas tij është një shans edhe për fëmijën, edhe një shans për familjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Një shans për gruan është një shans i trefishtë. Është një shans edhe për fëmijën, është edhe një shans për familjen. Për këtë jemi të dedikuar në LSI, LRI e LGI, ta bëjmë realitet të prekshëm për të gjithë shqiptarët. Vetëm në këtë mënyrë Shqipëria mund të jetë ndryshe. Jeni një fuqi e jashtëzakonshme për LSI-në, për shoqërinë dhe Shqipërinë”- tha Vasili në fjalën e tij.

Ndërsa kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të LSI-së për qarkun Tiranë, Klajda Gjosha, e cilësoi privilegj pjesëmarrjen e shumë vajzave dhe grave në politikën e LSI-së. Gjithashtu, Gjosha u ndal edhe te programi i LSI-së, që ka një fokus të veçantë në mbështetje të grave dhe vajzave.

“Programi i arsimit dhe i një edukimi cilësor është nga shtylla më kryesore të programit të LSI-së. Mbështetja ekonomike e një gruaje dhe zhvillimi ekonomik i një gruaje për ne do të thotë zhvillim ekonomik i të gjithë shoqërisë shqiptare dhe familjes shqiptare. Një fokus i veçantë do t’i jepet atyre grave që duan të jenë pjesë e biznesit, me kredi të buta, duke i ndihmuar ato duke i dhënë këshilla për të ndërtuar një biznes dhe për të punësuar sa më shumë gra dhe vajza të tjera. Kjo do të thotë t’i japësh shansin një gruaje, kjo do të thotë t’i japësh shansin një familjeje”, – deklaroi kandidatja Gjosha.

Ndërsa, kandidatja tjetër, Kejdi Mehmetaj, në fjalën e saj theksoi se vendi ka nevojë për një politikë që merret dhe diskuton për çështje konkrete që shqetësojnë qytetarët shqiptarë.

“Ne duam të japim një frymë tjetër, ne duam t’i japim një energji tjetër politikës, ne duam të japim energjinë e vajzave dhe djemve të rinj, energjinë e grave në mënyrë që politika shqiptare të kalojë nga një politikë konflikti në një politikë që flet për çështje konkrete, një politikë që mendon për hallet e qytetarëve, një politikë që do t’i zgjidhë këto halle, një politikë që do ta reformojë Shqipërinë dhe ta bëjë atë të ecë më shpejt drejt rrugës së integrimit evropian”, – deklaroi Kejdi Mehmetaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?