FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

LSI thërret Nikollën në interpelancë, Mehmetaj: Procedim penal për ministren

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla do të thirret në interpelancë urgjente në seancën e të enjtes së ardhshme për ligjin e arsimit të lartë, ndërsa deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj tha se ajo mban përgjegjësi penale për shkeljet në maturën shtetërore të 2016.

Lidhur po me implementimin e ligjit për arsimin e lartë një raport i KLSH ka gjetur shkelje të rënda të ministrisë së arsimit që kanë ndikuar drejt për drejtë në prishjen e raporteve për pranimin e studentëvëe ne universitete. Këto shkelje përbëjnë majftueshëm indicie për institucionet e drejtësisë për të nisur një procedim penal për ministren e Arsimit për veprën penale të shpërdorimit të detyrës”, tha Mehmetaj.

Ajo tha se fakte të reja do të bëhen të ditura gjatë interpelancën, dhe më pas këto fakte, “do të procedohen sipas ligjit që përgjegjësia trqë shkojë atje ku duhet të bjerë mbi qeverinë, dhe ministren e arsimit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?