FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

LSI: Vetëm qytetin e Tiranës kemi marrë 100 mijë vota, në Qark 5 herë më shumë se në 2013

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka shpallur fitoren e kësaj force për qytetin e Tiranës, por edhe për mbarë qarkun, ndonëse numërimi i votave sapo ka nisur.Sipas Ramës, vetëm për qytetin e Tiranës LSI ka marrë 100 mijë vota, ndërsa në mbarë qarkun 5 herë më shumë se në 2013-ën.

“Më lejoni t’ju bëj të ditur se dhe nga komunikimi që është bërë vetëm në qytetin e Tiranës, por në qytet jo në bashki, në 11 njësi, numri i votuesve që kanë votuar pro LSI kalon mbi 100 mijë. Rezultati në qarkun e Tiranës rezultati i projektuar nga ne është 5 herë më i lartë se në 2013. LSI forcë e parë mbi këtë bazë. Nuk ka më asnjë shpresë për të qenë forcë e parë. Rilindja shkon në opozitë.”, tha Luan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?