Luan Rama: Institucionet të mbajnë përgjegjësi për përmbytjet

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama gjatë vizitës me banorët e zonave të përmbytura në Shkodër  tha se është përgjegjësi e të gjitha instancave dhe çdo institucioni shtetëror që të jetë në Shkodër, dhe t’u gjendet pranë banorëve për të përballuar këtë situatë të vështirë.

Luan Rama tha se LSI është në opozitë me shkaktarët e përmbytjeve, është në opozitë me hallet e njerëzve dhe LSI është në opozitë që jeta e njerëzve të bëhet më e mirë.

“Duhet të thellohet shtrati. Sasia e ujit që vjen gjatë dimrit pastaj mund të kalojë. Nuk menaxhohet me seriozitet dhe gradualisht çështja e derdhjeve nga hidrocentralet. Për të ardhur këtu dhe për të punuar bashkë me ju, është detyrë e çdo instance qeveritare dhe e çdo institucioni shtetëror. Ne jemi në opozitë, por jemi në opozitë me të keqen, jemi në opozitë edhe me shkaktarët që e krijojnë përmbytjen. Nuk jemi në opozitë me hallet e njerëzve, jemi në opozitë që jeta e njerëzve të bëhet më e mirë. Dhe për këtë gjë ne do të flasim në emrin tuaj dhe për interesin tuaj”,- tha Zëvendëskryetari I LSI-së Luan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?