Luan Rama jep alarmin: Radarët nuk punojnë. Trafikantët janë në punë, ndërsa shteti në gjumë

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama jep alarmin lidhur me cenimin e sigurisë kombëtare, duke theksuar se sistemi i radarëve në vendin tonë është jashtë funksionit.

Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Luan Rama deklaron se në një kohë që shteti është në gjumë, të vetmit që janë në punë, janë trafikantët.

Reagimi i plotë i Luan Ramës

Swiss Digital Desktop Reklama

Radarët nuk punojnë, shteti në gjumë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Në punë janë vetëm trafikantët!…

Po e them drejtpërdrejtë: Sistemi i Integruar i Vëzhgimit të Hapësirës Detare (SIVHD – thënë më thjeshtë sitemi i radarëve) në Republikën e Shqipërisë, anëtare e NATO-s, nuk punon!

Për të qënë më i saktë, ka gati dy vjet që ky sistem nuk është operacional! Ndërkohë, pagesat nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes për mirëmbatjen e ketij sistemi janë kryer rregullisht dhe në kohë!

Çfarë duhet të ndodhë më shumë se kaq që shteti të zgjohet nga gjumi dhe institucionet e zbatimit të ligjit të kryejnë detyrën?!

Çfarë pret Prokuroria që nuk nis hetimet?

Apo që trafikantët e kriminelët të vazhdojnë të bëjnë siç kanē bërë?!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e ka denoncuar këtë realitet mbi një muaj më parë!

Dhjetë ditë më parë, unë publikisht i kam kërkuar Prokurorisë të nisë hetimet! Çfarē pritet akoma?! Mosveprimi i shtetit është bashkëfajësi në krim!

Edhe një herë po e përsëris: radarët nuk punojnë! Shteti ende në gjumë! Në punë janë vetëm trafikantët!…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?