Luan Rama: Kryeministër i papërgjegjshëm

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka reaguar për listën e publikuar nga Kryeministri Edi Rama për zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën, sipas denoncimeve në Facebook.

Luan Rama shprehet se kjo listë e sajuar me spiunlliqe dhe sipas modeleve komuniste të fletërrufeve tregon se kemi një Kryeministër të papërgjegjshëm.

Postimi i plotë i Luan Ramës në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

Papërgjegjshmëri dhe abuzim!

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtë dëshmon Kryeministri i Rilindjes me të ashtuquajturën listë të njerëzve të denoncuar për abuzim me detyrën!

Një dacibao e shëmtuar e sajuar prej atij vetë, duke perdorur modelin e gardistëve të kuq, të ca spiunëve anonimë e të pashkollë që ndërsente timonieri i madh Mao në kohën e revolucionit kulturor në Kinën komuniste të fundviteve ’60 te shekullit te kaluar!

Një akt krejtësisht i kundërligjshëm që inkurajon perversitetin e spiunëve dhe dekurajon e vret besimin e qytetarëve tek ligji dhe institucionet e shtetit te së drejtës!

Sepse në një shtet të së drejtës, qytetari nuk ka pse të bëhet spiun anonim, por drejtohet tek institucionet e zbatimit të ligjit.

Një veprim aspak etik e i pamoralshëm, që nuk ka asgjë të përbashkët me qasjen europiane të qeverisjes si shërbim ndaj qytetarëve e si përgjegjësi në zbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë për të gjithë! Një praktikë tipike komuniste e demaskimit në popull, por me një ndryshim; demaskimi komunist formalisht bazohej në ligj, ndersa demaskimi rilindas edhe formalisht është i paligjshëm! Përpjekje e dështuar, për të larguar vëmendjen e qytetarëve nga krimi dhe korrupsioni elektoral !

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?