Luan Rama: LSI u ofron të gjithëve shansin për të t’u bërë protagonistë të ndryshimit
Nënkryetari i LSI-së Luan Rama ka komentuar komentet që lidhen me listat e kandidatëve për deputetë në LSI, pas futjes së PD-së në zgjedhje.
Në një postim në Facebook, Luan Rama shkruan: “Duke marrë shkas nga një koment sipas të cilit “me hyrjen e PD-së në zgjedhje rrezikohet hyrja ne parlament e nenkryetarit te LSI-së”, e gjej të udhës ti qetësoj të gjithë se unë që jam i pesti në renditjen e listës së kandidatëve për deputetë të LSI-së në qarkun e Tiranës nuk jam ne fund, por jam në mes të listës së deputetëve që do të përfaqësojnë LSI-në e qarkut te Tiranës në Kuvendin e ri të Shqipërisë.
Është momenti i ndryshimit të epokave dhe vetëm LSI jua ofron të gjithëve shansin për të t’u bërë protagonistë të këtij ndryshimi, për të dërguar në arkivin e pluralizmit politik ata që rotacionin e pushtetit e kanë shndërruar në rotacion krize e konflikti.” Luan Rama
KOHA JONË SONDAZH

