Luan Rama: Ministria e Drejtësisë shkeli ligjin

Zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama ka reaguar sot për deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë që cilësoi sit të ligjshëm ekstradimin në Itali të anëtarit të dyshuar të bandës së Habilajve.

Në një koment në Facebook, Luan Rama shprehet se Ministria ka shkelur ligjit, pasi ka lejuar të ekstradohet një person që duhet të përgjigjej para drejtësisë shqiptare.

Reagimi i Luan Ramës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekstradimi që ju keni nënshkruar zonja ministre e drejtësisë, është një akt në shkelje të ligjit!

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe një herë po e theksoj se ekstradimi i Nezar Seitajt është kryer në kundërshtim me ligjin procedurial penal që është në fuqi nē Republikēn e Shqipërisë!

Sepse ndaj tij kishte një çështje penale të nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ai ishte duke u hetuar në gjendje arresti në burg për trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, si pjestarë i një grupi të strukturuar kriminal! Madje, per organin e akuzës, pra për Prokurorinë ai ishte i vetmi i arrestuar!

Në këto kushtë ligji nuk e lejon ekstradimin e tij!

Ju zonja Ministre e Drejtësisë mund të mos e dinit këtë fakt, por ligji ju detyron ta verifikonit. Dhe nëse do ta kishit verifikuar konform detyrimit ligjor, do ta kishit mësuar se nuk duhej ekstraduar!

Pra, ekstradimi që ju keni nënshkruar zonja ministre, është një akt në shkelje të ligjit! Asnjë alibi, qoftë edhe duke bërë të paditurën, nuk jua lehtëson pozitën përballë ligjit as ju dhe as Prokurores së Përgjithëshme!”.

Ministrja e Drejtësisë reagon për ekstradimin e Nezar Seitaj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?