Luan Rama: Në Gjirokastër po shkelet ligji zgjedhor

Lëvizja Socialiste për Integrim ka denoncuar sot vendimin  për ndryshimin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) në Bashkinë e Dropullit, Qarku Gjirokastër.

Dy ditët e fundit me një urdhër të paqartë të KQZ, ambientet e KZAZ Nr. 80 në fshatin Jorgucat janë ndryshuar duke i dërguat në fshatin Grapsh të Dropullit.

Kreu i deputetëve të LSI-së, Luan Rama tha se përveçse një vendim i tillë është i paqartë ligjërisht është i pakuptimtë edhe nga ana teknike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai publikoi foto ku tregohet gjendja e dy KZA-ve. Në Jorgucat gjithë infrastruktura ka qenë brenda kushteve ligjore. Ndërsa në fshatin Grapsh, siç shihet edhe në foto, nuk ka as kushtet minimale për ushtrimin e detyrës nga anëtarët e KZAZ-ve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Luan Rama bën me dije se ky vendim vjen për shkak të marrëveshjes mes Rilindjes dhe aneksit të Rilindjes.

“KZAZ 80 ishte e vendosur në shkollën e Jorgucatit dhe ndryshimi i saj është i papranueshëm. E para është një përpjekje e ligë për të prishur për të cënuar dhe për mos lejuar zgjedhje normale. Pas këtij vendimi fshihet në prapavijë produkti i marrëveshjes së Rilindjes me ankesin e Rilindjes. Përvoja e zgjedhjeve të mëparshme ka treguar se zgjedhjet mund të bëhen vetëm në këtë ambient. Ndërkohë në shkollën e fshatit Jorgucat janë të gatshme. Prandaj duke e denoncuar publikisht këtë akt të papërgjegjshëm dhe provokativ, i bëj apel që KQZ që të kthejë KZAZ atje ku ajo ka qenë në bashkinë e Dropullit”, tha Luan Rama.

KZAZ në Jorgucat

KZAZ në Jorgucat

KZAZ e re në fshatin Grapsh

KZAZ e re në fshatin Grapsh

KZAZ e re në fshatin Grapsh

KZAZ e re në fshatin Grapsh

KZAZ e re në fshatin Grapsh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?