Luan Rama: Protesta e sotme, mesazh edhe për Sekretarin e Përgjithshem të NATO-s

ZëvendësKryetari i LSI-së, Luan Rama, në një proncim në protestën e sotme, deklaroi se pjesëmarrja e madhe e qytetarëve është një mesazh edhe për ndërkombëtarët.

Pyetje: Cilat janë pritshmëritë për protestën se duket që qytetarët nuk kanë ndërmend të terhiqen?

Luan Rama: Qytetarët jo vetëm që nuk do të terhiqen, por janë më të motivuar se kurrë te vazhdojnë protestën, revoltën e tyre derisa të gjithë të kuptojnë që jo arroganca, po rruga e arsyes dhe e zgjidhjes që të kthejë legjitimitetin e zgjedhjeve është rruga e vetme neper të cilën duhet të kalojë Shqipëria.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dua të theksoj dhe njëherë faktin që më vjen shumë mirë që koinçidoi që kjo protestë e sotme zhvillohet në të njëjtën ditë kur në Shqipëria gjendet për vizitë Sekretari i Përgjithshëm i NATOS i cili duhet të kuptojë që kjo është revolta e qytetarëve shqiptarë kundër një kaste e cila në mënyrë kriminale ka shpërdoruar besimin e qytetarëve dhe e ka tjetërsuar vullnetin e qytetarëve jo në vullnet të tyre për mirëqeverisje por në vullnet të grupeve kriminale për t’i shërbyer atyre. Është shumë e rëndësishme që të kuptojnë qytetarët se NATO ka kontributin, mbështetjen dhe solidaritetin e qytetarëve shqiptarë, të cilët nuk e meritojnë të jenë nën zgjedhën e një kaste kriminale. E dyta, NATO para së gjithash është një organizatë politike dhe si e tillë funksionimi i shtetit të së drejtës, funksionimi i demokracisë, ndarja e pushteteve dhe balancimi i tyre, respektimi i Kushtetutës, janë kritere të rëndësishme të cilat duhet që edhe Shqipëria t’i jetësojë dhe t’i bëjë të vetat. Është absurde.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është e pafalshme që një vend anëtar i NATO-s sot është një vend që qeveriset nga një bandë kriminale e para dhe e dyta është një vend anëtar i NATO-s që nuk ka Gjykatë të Lartë, që nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Pra pushtetin e drejtësisë e ka jashtë sistemit, ndërkohë që edhe ai ligjvënës edhe ekzekutivi janë gjithashtu në legjitimitet. Prandaj qytetarët janë në shesh, për të vendosur legjitimitetin e funksionimit të demokracisë.

LEXONI EDHE

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?