Luan Rama reagon për ngjarjen në Ksamil: Kohë turizmi-bilanc lufte
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka reaguar për mbytjen e 17-vjeçares ruse në Ksamil. Ai nëpërmjet një statusi në faqen e tij në facebook ka thënë se askush nuk reagon në lidhje me këto bilance lufte. “Askush nuk është për të kryer detyrën, edhe pse ka akte që detyrojnë e normojnë masat e sigurisë në plazhe, qofshin ato publikë apo privatë”, thotë Rama.
Statusi i plotë:
Kohë turizmi-bilanc lufte!
Edhe një tjetër viktimë në plazhet shqiptare! Pas Durrësit, Shëngjinit, Velipojës, Vlorës etj. hartës së viktimave të mosveprimit kriminal e të qëllimtë të qeverisë i shtohet edhe Ksamili! Kohë turizmi – bilanc lufte!
Askush nuk reagon, askush nuk zbaton ligjin, megjithëse ky vend ka edhe qeveri që ka kryeministër, ka edhe ministri të ashtuquajtur turizmi qe ka edhe ministër, ka agjensi te bregdetit me drejtor, ka bashki me kinse kryetarë! Ka madje edhe Prokurori të Republikës!
Ka e çfarë nuk ka, por askush nuk është për të kryer detyrën, edhe pse ka akte që detyrojnë e normojnë masat e sigurisë në plazhe, qofshin ato publikë apo privatë!
Mosveprim kriminal dhe i qëllimtë, për sa kohë askush nuk reagon pas kaq e kaq shumë rastesh të mbytjes së pushuesve e turistëve në plazhet shqiptare!
KOHA JONË SONDAZH

