FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Luan Rama: Rilindja të distancohet nga bandat

Placeholder Image

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama, i është kundërpërgjigjur deklaratës së  PS. Me një postim në faqen e tij në Facebook, numri dy i partisë thekson se “LSI nuk ka bërë asnjë akuzë për Partinë Socialiste dhe as për socialistët! LSI ka denoncuar grupet kriminale të Rilindjes që nuk kanë asnjë lidhje me socialistët e vërtetë”.

Reagimi

LSI nuk ka bërë asnjë akuzë për Partinë Socialiste dhe as për socialistët!

Swiss Digital Desktop Reklama

LSI ka denoncuar grupet kriminale të Rilindjes që nuk kanë asnjë lidhje me socialistët e vërtetë, që nën mbrojtjen dhe me veprimet e mosveprimet e Policise, qarkullojnë të armatosur për të kërcënuar votuesit dhe për të tjetërsuar vullnetin e tyre!

Swiss Digital Mobile Reklama

Rilindja të distancohet nga bandat, të dënojë aktet e dhunës në Kashar, në Shëngjin e gjetiu dhe të presë me qetësi rezultatin e zgjedhjeve!
Shqipëria po voton kundër bandave dhe kastës politike në shërbim të krimit!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?