Lubonja: Grabitësi i vërtetë është Rama

Analisti Fatos Lubonja deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se grabitësi i vërtetë i pronave nuk janë banorët e Unazës së Re por kryeministri Edi Rama.

Lubonja tha se banorët duhet të protestojnë në prokurori te Arta Marku sepse ajo ka lidhje me Hysajt, pronarët e firmës që ka marrë përsipër realizimin e projektit të Unazës së Madhe.

Më tej Analisti tregoi se firma e “Hysaj është e akuzuar në prokurori.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Thelbi i çështjes është policia, prokuroria parlamenti janë një bandë e përbashkët për të grabitur njerëzit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri del e thotë se këta njerëz kanë grabitur tokat por e vërteta është se i kanë blerë me lekë është ky ai që po grabit pronat.

Kryeministri i quan banorët grabitës por në të vërtetë është ai. Banorët duhet të protestojnë në prokurori të shkojnë e ta nxjerrin nga zyra. Ajo ka lidhje me ata Hysajt, që janë të akuzuar ndërsa Rama po i fut në tendera. Firma e tyre është e akuzuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?