FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lulzim Basha një ditë para votimeve

Heshtja zgjedhore i ndalon me ligj politikanët të bëjnë propagandë apo të flasin rreth zgjedhjeve. Kështu të dy krerët e partive më të mëdha në vend kanë zgjedhur që sot të postojnë foto me familjet përkatëse. Fillimisht ishte Edi Rama ai që publikoi një video ku shfaqej duke luajtur me Zahon në Vlorë.

Para disa minutash, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka postuar një foto ku duket teksa po pushon në oborr me familjen e tij. Aurela bashkëshortja e tij shfaqet me përparëse si një zonjë e vërtetë shtëpie ndërsa llaston me qershi të dashurit e saj. Kjo fushatë në fakt, ka bërë që Basha të tregohet shumë i hapur në paraqitjen e familjes së tij, ndryshe nga më parë ku mbahej si një ndër politikanët më të rezervuar për sa i përket jetës personale.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?