FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lulzim Basha nuk heq nga “Republika e re” edhe të dielën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sot, nga “Çadra e Lirisë”  ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë, qindra protestuesve që morën pjesë në protestë, ndërsa theksoi se thelbi i kësaj lëvizje është zëvendësimi i kupoles së korroptuar me një qeveri që kontrollohet nga qytetarët.

Basha nënvizoi shprehjen “tranzicion i butë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të cilat sigurohen vetëm përmes një qeverie teknike.”

“Mirënjohje për aktin e madh që shpallëm dje, – tha Basha. – republikën e re, republikën tuaj!

Swiss Digital Desktop Reklama

Dua të falenderoj në veçanti ata mijëra të rinj e të reja, studentë të sapodiplomuar, të punësuar ose, jo, brezin e ri, që e kishte si mbushur si ansjëhërë Sheshin e Lirisë, dhe që votoi me praninë e tij për republikën europiane të të rinjve e të rejave shqiptare!

Swiss Digital Mobile Reklama

Dua të falenderoj qëndrestarët e 18 shkurtit të Çadrës së Lirisë.

E djeshme ishte dita e masivitetit më të madh që ka njohur Shqipëria në protestë referendare dhe e cilësisë më të madhe politike të një proteste në historinë e Shqipërisë, meritë e qëndresës suaj.

Nuk shpiket dot, nuk ka akademi politike, që t’i trajnojë pjesëmarrësit, folësit, as universitet, as konsulent që ta bëjë këtë siç e bëtë ju, Çadra e Lirisë, laboratori i lirive politike.

Këtu ku triumfon e vërteta mbi renën  e mashtrmin, liria mbi frikën, këtu u poqën dhe u lartësuan vlerat e vërteta, synimi, objetkivi dhe vednimi i madh që shpallëm dje: ai ju takon ju, çdo shqiptari dhe çdo shqiptareje!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?