Lulzim Basha: Prokuroria është vënë në shërbim të ministri Xhafaj
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një dalje për median ditën e sotme është shprehur se me urdhër të Edi Ramës, rezultati i hetimit për Agron Xhafajn është paracaktuar.
“Të dhënat tona të besueshme, të konfirmuara edhe nga disa burime, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, konfirmojnë se Fatmir Xhafaj ka paracaktuar rezultatin final të hetimit.
Ashtu siç ka urdhëruar dhe paralajmëruar edhe Edi Rama:
– audio-përgjimi do të vlerësohet jo autentik, kësaj here edhe me vulë të prokurorisë Rama-Xhafa-Marku;
– zëri i Agron Xhafajt do të dal zëri i Arta Markut;
– trafiku i drogës do të konsiderohet eksport bananesh;
– trafikanti Agron Xhafaj do të shpallet aktor e më pas qytetar nderi;
– Fatmir Xhafaj do të kurorëzohet Ministër kampion në luftën ndaj trafikut të drogës.”, është shprehur kryedemokrati gjatë fjalës së tij.
KOHA JONË SONDAZH

