Lulzim Basha te Eni Vasili: Kush prek Teatrin do i preket shtëpia e tij!
Lulzim Basha ishte i ashpër në TCH kur u pyet për Teatrin Kombëtar.
“Ata që do prishin Teatrin, të bëhen gati që t’i prishet shtëpia e tij. Nëse i vënë minat teatrit, do t’u vëmë buldozerët në pronat e tyre” – theksoi Basha.
“Ju po i kërcënoni këta njerëz?” – e ndërpreu vrik Eni Vasili.
“Po sigurisht që i kërcënoj dhe hapur” – shtoi Basha dhe me pas ripërsëriti: “Dëgjo këto që them këtu, jo çfarë mund të ndodh më pas. Kur të vijë përballja tek Teatri, unë do jem i pari dhe do përballen me mua”.
Basha që më pas shpjegoi se pse kur kaloi ligji në parlament opozita u zhvendos në Vlorë.
“Ligji kaloi dhe ne nuk kishin çfarë të bënim në atë Kuvend. Ne nuk kishim asnjë mundësi që të pengonim ligjin. Por ne kemi mundësinë që t’u themi shqiptarëve, se si po vidhet Teatri. Teatri është vija e kuqe. Nëse bie Teatri, nesër do të bjerë shtëpia e çdo shqiptari” – tha Basha
KOHA JONË SONDAZH

