Lungomare e Vlorës s’ka fund, Rama hedh edhe 2.4 milionë euro të tjera
Sa herë që Edi Rama tenton të sfumojë arritjen më të madhe të 8 viteve të qeverive Berisha, mbulimin e vendit me infrastrukturë moderne, përdor shprehjen “Saliu i la rrugët, rrugëve”. Por shembulli më “ndriçues”, sesi një projekt i prezantuar me shumë bujë lihet rrugëve për keq menaxhim dhe shpërdorim fondesh është Lungomarla në Vlorë. Ajo duket se është kthyer tashmë në një “vrimë të zezë”, që thith pa fund fonde dhe ende 4 vjet pasi filloi, nuk po mbaron.
Edhe javën e kaluar, Këshilli i Ministrave miratoi një “buxhet shtesë” prej 318 milionë lekësh (rreth 2.4 milion euro) për financimin e projektit të Lungomare në Vlorë. Ky projekt që faktikisht po mbështetur nga Bashkimi Evropian po zvarritet prej vitesh, edhe pasi kryeministri Edi Rama premtoi se do të përfundojë para zgjedhjeve lokale të vitit 2015.
Premtimet për përfundimin e saj dhe shtyrjet më pas, si pasojë e abuzimit me fondet janë të shumta. Në 31 janar të vitit 2017, ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin vizitoi zonën e ndërtimit dhe deklaroi e bindur se projekti do të përfundonte më 31 prill. Jo vetëm që ky inaugurim nuk u krye, por qeveria Rama u detyrua të derdhë edhe më shumë para në këtë “vrimë të zezë” fondesh.
FAKSIMILE E VENDIMIT

/Syri.net
KOHA JONË SONDAZH

