Macron uron Metën: Marrëdhëniet dypalëshe do të forcohen

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron,  ka uruar  Ilir Metën i cili është zgjedhur President i Shqipërisë.

 Kreu i Champs-Elysees  përmes një telegrami  dërguar presidentit të  ri shpreh bindjen se gjatë këtij mandati marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të forcohen edhe më shumë në sajë të partneritetit të bashkëpunimit strategjik që u nënshkrua më 28 mars 2017 në Paris.

 Teksti i plotë i letrës:

Swiss Digital Desktop Reklama

 Zoti President Meta,

Swiss Digital Mobile Reklama

Dëshiroj t’ju falënderoj për dashamirësinë e madhe që treguat dukem më dërguar urimet tuaja me rastin e zgjedhjes sime si Presidenti i Francës.

Duke më zgjedhur në Postin e Presidentit të Republikës, francezët zgjodhën Evropën, një Evropë më të fortë dhe të orientuar drejt së ardhmes.

Edhe unë ju dërgoj, nga ana ime, përgëzimet e mia për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë më 28 prill 2017.

Jam i sigurt se gjatë mandatit tuaj, marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të forcohen edhe më shumë në saj të partneritetit të bashkëpunimit strategjik që u nënshkrua më 28 mars 2017 në Paris.  Duke ju përsëritur falënderimet e mia për urimet tuaja të përzemërta, ju lutem të pranoni zoti President shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?