Magjistratura/Manjani flet për “negociatat”, përmend SMS-të e ambasadave
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani flet për një situatë katastrofike në të cilën ndodhet Shqipëria, ajo e mungesës së Gjykatave. I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në ”News 24”, Manjani tha se i gjithë debati i kohëve të fundit për kalimin e ligjit të Magjistraturës nuk e zgjidh këtë ngërç të madh. Ndërsa për deklaratat e socialistëve (Balla) për negociata me LSI-në, ish-ministri i cilësoi si thirrje për pazare.
“Këta janë palaco deputetë që flasin për negociata politike për studentët që do hynë në Magjistraturë. Këta bëjnë pazare për kuotat e studentëve, turp për deputetët pisa! Thonë t’ju japim ca kuota juve hajde na jepni votën. Po mirë, ja u zgjidhodhën këta studentët, por duhet tre vite që ata të dalin nga shkolla. Këto janë premtime që ju bëjnë njerëzve kundrejt pagesës për të hyrë në atë shkollë, me kë tallen se ky është edhe vend i vogël”,- tha Manjani.
Për negociatat mes partive politike, Manjani u shpreh se ka ardhur koha që në këtë situatë ato të përfshihen në një “proces dialogu politik” dhe “jo në pazare kuotash”. Ai shtoi se, “kjo është poshtërsi edhe ato SMS që vijnë nga ambasadat të ndyra janë të gjitha”.
KOHA JONË SONDAZH

