Majko flet për votën e emigrantëve (VIDEO)
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, në një intervistë për ERTV, ka folur mbi angazhimin e qeverisë për të garantuar të drejtën e votës së emigrantëve shqiptarë, nga vendi ku ata ndodhen. Nga ana tjetër, Kuvendi ka miratuar tashmë rezolutën e parë për diasporën, ku adresohet zgjidhja e çështjes së votimit të emigrantëve.
”Votimi është një moment shumë i rëndësishëm. Rezoluta që u votua e nënvijëzon dhe i kërkon Komisionit të Reformës Zgjedhore që të marrë sa më shpejt një vendim për këtë çështje. I takon këtij komisioni vendimi. Ajo që po diskutojmë është mënyra si do ta realizojmë votimin e emigrantëve”, tha Majko.
Ministri theksoi se ky angazhim i qeverisë për votën e migrantëve është shprehje e qasjes së re me diasporën, duke përmendur tre ligje të rëndësishme të miratuar me iniciativën e kësaj qeverie: ligjin për diasporën, ligji për fondin e zhvillimit të diasporës, ligjin për ngritjen e agjencisë kombëtare të diasporës.
Duke u ndalur të remitancat, Majko tha se ato përfaqësojnë të ardhurat më të mëdha për ekonominë e vendit e kësisoj, ligji i miratuar për fondin e zhvillimit të diasporës do të ndihmojë në ngritjen e dhomës së biznesit të diasporës, e më tutje për Bankën e Disporës, çka do të mundësonte formalizimin e remitancave.
Majko njoftoi se në çdo bashki të vendit do të ngirhen zyrat e diasporës dhe të emigracionit ndërsa qeveria po punon për krijimin e një networku të individëve nga diaspora që duan të kontribuojnë me idetë dhe eksperiencën e tyre në zhvillimin e vendit.
KOHA JONË SONDAZH

