FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Majko: Ka nervozizëm, po nuk po vendoset fati i botës

 

Deputeti i PS-së Pandeli Majko e pranon se ka nervozizëm në këto zgjedhje, sepse “të majtë e të djathtë, shqiptarë jemi” por ama të hënën dielli njesoj do të na ndriçojë.

Majko tha për mediat se “ka nervozizëm, se janë zgjedhje jashtëzakonisht të rëndësishme, pasi është mbyllur një kapitull dhe është hapur një tjetër. P.sh, Tirana do jetë bashki me 1 milionë banorë, pra, tani do të diskutohet fati i 1 milionë banorëve dhe jo i një bashkie të rrethuar nga dhjetra komune që silleshin si lagje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka nervozizëm, po ne jemi brenda karakterit tonë…Të majtë e të djathtë – shqiptarë jemi dhe të hënën dielli do të na ndriçojë njesoj, pavarësisht sesi fitohet. Fundja, nuk po vendoset fati i botës, po unë jam i prirur të shikoj pjesën plotë dhe jo ato problemet që na janë bërë rutinë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?