Majko: Na mbeti pushteti në dorë, Braçe-Fino ‘sherr’ për Juven/ Video
Në përfundim të Kongresit të PS në Durrës, disa nga deputetët janë prononcuar për mikrofonin e Report Tv përsa i përket programit dhe premtimeve për 18 qershorin, ndërsa nuk kanë munguar batutat nga Majko, Braçe dhe Fino.
Majko u shpreh se priste që nga negociatat të kishte një marrëveshje, pasi PD i është ofruar shumë, por as ata nuk e dinë se cfarë duan.
“Na ka mbetur pushteti në dorë, shaka (qesh). Kavaja? Nuk është problemi se trembem se kam parë edhe më keq, po bëhet një terapi kolektive që po nxit një marrëdhënie konfliktuale.
Shpresoja shumë te negociatat, një qeveri që të ofron një zv/ kryeministër dhe ofertë koalicioni, por jemi përballë njerëzve që nuk e dinë se cfarë duan.
Nëse do të shmangim 18 qershorin, sistemi juridik në Shqipëri do të vihen në pikëpyetje” tha ish-kryeministri.
Një nga deputetët aktuale që nuk do të kandidojë në 18 qershor është edhe Artan Gaçi.
Z Artan Gaçi si ishte kjo hapje fushate pa ju?
“Isha këtu unë (qesh). Më mirë që rinovohet, se uji që nuk lëviz qelbet, më mirë kështu“.
Deputetët e PS i bashkoi në Kongres programi për 4 vitet e ardhshme, por kur vjen puna te tifozlliku gjërat ndahen.
Kështu ndodh edhe mes Braçes dhe Finos.
Braçe: Sot luan Juvja, Fino vazhdon që të jetë me Interin
Pse ju z. Bashkim Fino nuk jeni me Juven?
Fino: Pse se është Kryeministri me Juven nuk do të thotë se jemi të tërë me Juven, unë jam me Interin dhe pro Ramës për 18 qershorin
Por a synon Braçe që të jetë pjesë e kabinetit qeveritar mandatin e dytë?
Braçe: Kam aq punë në Divjakë sa nuk më shkon mendja për asgjë tjetër.
Paulin Sterkaj: Falenderoj Ramën që më dha besimin për të kandiduar, por më parë falenderoj elektoratin e PS në Malësi të Madhe.
Mirë do të ishte të ishte edhe ekipi kundërshtar përballë, por PD ka ikur në drejtim të paditur.
Shkodra dhe Malësia e Madhe kanë për të pasur një përfshirje masive.
/shqiptarja.com/
KOHA JONË SONDAZH

