FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Majko: Nëse zgjedhjet do ishin manipuluar, ju sot do kishit hedhur në erë Kuvendin

 

Deputeti socialist Pandeli Majko ka thënë në Kuvend, ze zgjedhjet e 21 qershorit ishin shumë të mirë.

Sipas tij, nëse do të ishte e kundërta, sot demokratët do kishin hedhur në erë Kuvendin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse do të ishin të gjitha të vërteta pretendimet tuaja, atëherë ju sot do ta kishit hedhur në erë Kuvendin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo ka të bëjë me një reflektim për rezultatin.

Unë mendoj se katër vjet kalojnë shpejt.

Me pak durim, gjërat do të ecin mirë”, tha Majko.

Zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë mjaft të mirë.

 Ju kujtoj se kur mbaroi procesi i numërimit në Njësinë nr. 5 në Tiranë, të gjithë së bashku, edhe me komisionerët e PD-së, bëmë një fotografi të përbashkët.

Megjithatë unë them se ka patur disa probleme”, tha më tej Majko.

Ai iu përgjigj edhe Berishës për kryebashkiakun Qazim Sejdini, duke thënë se nëse ka ndonjë Don Korleone në Shqipëri, ai është pikërisht Berisha.

“Unë nuk e besoj se kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, miku im Sejdini, të jetë Korleone.

Korleone mund të jetë dikush tjetër këtu, por jo ai”, u shpreh deputeti socialist.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?