Majko zbulon dy faktorët që i dhanë fitoren PS-së

Pandeli Majko ka reaguar për fitoren që po korr Partia Socialiste në këto zgjedhje parlamentare. Majko zbulon dy faktorët, që sipas tij, ndikuan në këtë fitore. E para fushata që ndërtoi Edi Rama dhe e dyta, mospjesmarrja e demokratëve në zgjedhje.

Të dy këto arsye, Majko i artikuloi gjatë një interviste në Abcneës në studion e gazetares Juli Xhokaxhi. Kur foli për fushatën që ndërtoi Partia Socialiste muajin e fundit, Majko ia dha të gjitha meritat Edi Ramës.

Por deputeti socialist pranoi se “duhet qëndruar me këmbë në tokë” kur analizohet rezultati. Sipas tij, fitorja e Rilindjes i dedikohet edhe një rënieje të dukshme të pjesëmarrjes së elektoratit demokrat, që ka favorizuar PS.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?