Majlinda Bregu: Lojë e shëmtuar me Vettingun

Ish-ministrja e integrimit Majlinda Bregu ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me dabatin e fundit të politikës që lidhet me finalizimin e procesit ligjor dhe fillimin e zbatimit të Vettingut.

Bregu në reagimin e saj thekson se po bëhet një lojë e shëmtuar nga palët kur ndodhemi tek procesi kyç i Vettingut.

Statusi i plotë i Bregut:

Swiss Digital Desktop Reklama

Debati i ditëve të fundit për  organikën e  Institucioneve të Pavarura të Vettingut është as më pak e as më shumë, por vazhdimi i lojës të shëmtuar politike me procesin kyç të Reformës në Drejtësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Që të mos keqkuptohem po e them qartë që në krye: Vettingu duhet, por asnjë nuk e do! Mënyra se si iu qasëm këto dy vitet e fundit Reformës në Drejtësi, kakofonia dhe mungesa e kohërencës në betejën politike të PD-së me të, largimi nga Komisioni i Reformës në Drejtësi pikërisht kur diskutohej ligji i Vetting-ut, bllokimi i votimit të Vettingut për muaj me radhë si pasojë e bojkotit të opozitës,  shpallja e tij nga Lulzim Basha si “projekt mafioz i ndërkombëtarëve”, tallja e vazhdueshme e Kryeministrit dhe përfitimi nga pantonima politike e opozitës për ta shpallur veten, heronj të Reformës në Drejtësi, shto këtu dhe përzgjedhjen e kandidatëve që do të kryejnë Vettingun, janë dëshmia më e mirë e  lehtësisë së papërballueshme me të cilën është shoqëruar ky proces.

I njëjti ajër loje ndjehet edhe sot.

Unë do të isha shumë dakord që komisionerët e Vettingut të kenë staf dhe pagë me të lartë se niveli i pagave në Shqipëri. Thënë ndryshe, dakord me çdo propozim edhe pse jo racional për realitetin shqiptar, por me kusht që ky të vendoste një standart logjik të pakundërshtueshëm e mbi të gjitha të paekzagjeruar për çdo institucion të ri që ngrihet nga ky ligj.

Sigurisht që nëse nuk do të ishte mallkuar kaq shumë vettingu, edhe kandidatët do të kishin qenë më të mirë.

Por nuk më rrihet pa thënë që nëse debate për rëndësinë e Vetting-ut katandiset nesër  me votë pro e votë kundër për nivelin e pagave e organikën e stafit, dhe kjo përkthëhet si mbështetje politike dhe/ ose bllokim politik i Vettingut, ne thjesht kemi patur frikë ta mendojmë seriozisht këtë punë.

Nëse është “projekt mafioz i ndërkombëtarëve  për t’ ja lënë Drejtësinë Edi Ramës”-nesër  Lulzim Basha duhet të argumentojë me fakte, këtë tezë.

Mbase në Qershor kur u votua ligji nuk e bënte dot, se nuk e linte marrëveshja  e Maj-it. Por nesër i duhet ta bëjë. Ka mundësinë të mbrojtjes së ligjshme të ndjesisë së tij të pamëshirshme për drejtësi të pakapur!

Kjo do të ishte betejë dhe jo të votosh kundër se nuk të zë vendi, meqë komisionerët e vettingut s’ do marrin 10000 euro pagë në muaj!

Mund ta bejë nesër, si njeri që vetëm parimet e udhëheqin në jetë, pa llogari buxheti dhe me ashpërsi juristi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?