Majlinda Bregu në kabinetin qeveritar? Flet Rama dhe mbyll debatin

Lajmi që qeveria “Rama 2”, krijon Ministrinë e Diasporës, emri që ndezi debat në opinion publik, e që solli reagimin e ashpër të Majlinda Bregut, ka qenë përfshirja e saj në kabinetin. Në një bashkëbisedim me gazetarët, ndër të tjera Kryeministri Rama foli për herë të parë mbi këtë mundësi që ish-minstrja Bregu të udhëhequr procesin e integrimit në BE.

Duke përjashtuar kategorikisht përfshirjen e Bregut në qeveri. “Nuk ka pas asnjë plan imagjinar që të kemi Majlinda Bregut në qeveri. Për sa i përket negociatorit pastaj ne do ta trajtojmë se kush e bën këtë punë më mirë, por dhe në këtë rast duhet konsensusin e opozitës”.

Sipas kryeministrit, ai asnjëherë nuk e ka diferencuar apo “përkëdhelur” Majlinda Bregun. Rama thekson se ka një përpjekje të sponsorizuar për ta bërë realitet këtë histori, e cila nuk ekziston. Kryeministri e shpjegon thjeshtë këtë çështje. “Sponsorizimi” vjen dhe godet duke afruar me Ramën, demokratët që kritikojnë PD-në.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë nuk shoh asnjë diferencim. Është e gjithë një histori mediatike kjo. Komisioni i Integrimit ka qenë i opozitës, dhe do të jetë i opozitës. Përsëri opozita do të ketë të drejtë të zgjedhë kryetarin. Natyrisht që lidhet me sponsorizimin që i bëhet një përpjekje për të goditur njerëzit që kanë patur qëndrime të ndryshme brenda PD-së. Kam parë goditje të çuditshme kundër Astrit Patozit, që s’do të thotë në këtë rast se unë po përkëdhel Astritin. Është e gjitha një flluskë për të shpikur historira. Po e përsëris, ne në çështjen e integrimit duhet të kemi përfaqësues të opozitës dhe të bashkëpunojnë. Nuk e kemi zgjedhur ne Majlinda Bregun për përfaqësuese dhe as ka patur asnjë rast apo ndonjë plan imagjinar, ndonjë ide për të pasur majlindsa bregun në qeveri. Ndërsa për sa i përket kryenegociatores për në BE, është një çështje që do ta trajtojmë. Sigurisht që do të ishte mirë që edhe në këtë rast, personin do duhet ta zgjidhnim së bashku dhe në bashkëpunim me opozitën.”-tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?