Majlinda Bregu: Nga nesër jam e papunë

Nuk ka kishte shkuar në mendje se si një politikan mund të quhet edhe i papunë. Por kjo do ndodh dhe vetë Majlinda Bregu, në takimin e fundit të këshillit të integrimit, lajmëroi se nga nesër do të jetë një qytetarë e papunë, ndërsa thotë se këtë periudhë do ta përdorë për mirë.

“Për mua është dita e fundit që jam pjesë e Këshillit të Integrimit dhe Parlamentit, nesër jam e papunë, por sikur thotë Çurcill do të mundohem të përmirësohem”.

Nga nesër nis punën parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit. Parlamentit do ti mungojnë një numër i madh deputetësh, sepse Edi Rama dhe Lulzim Basha vendosën që në listat e kandidatëve të mos përfshijnë një numër të madh deputetësh që ishin në parlament gjatë viteve të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?