Majlinda Bregu: Politikanë të vegjël që nuk e mbulojnë dot zbrazëtinë e mendjes
Në një status, të cilin e nis me studentët e ekselencës por e përfundon me fushatën shqiptare, Bregu flet për politikanë të vegjël që nuk e mbulojnë dot zbrazëtin e mendjes as me yshtje megalomani dhe për ata që duan pushtet por servirin gënjeshtra.
Për cilin politikan flet, Bregu nuk jep emra por mosmarrëveshjet e saj me kreun e PD-së dihen botërisht.
STATUSI I MAJLINDA BREGUT
Në bashkëbisedim me studentë të ekselencës për Europën brenda nesh; për të rinjtë dhe për politikën e mirë që duhet të frymëzojë dhe të ruajë identitetin e qartë europian të Shqiptarëve.
Kemi biseduar dje për politikanë të vegjël,të cilët nuk e mbulojnë dot zbrazëtinë e mendjes duke mbushur fjalimet politike me lloj-lloj deliresh e yshtjesh megalomanie.
Kemi folur për sistemin tonë zgjedhor, për këtë fushatë të zbërdhulët dhe grafikun e bjerrë të vlerave sot në politikë.
Edhe për lëkurën e trashë sa të rinoqerontit, – sic thoshte Eleonor Roosvelt, – që duhet të kenë gratë të cilat merren me politikë…
***
Me ftesë të “Rrjetit të Grave për Demokraci, (Women Democracy Network), pjesë i Institutit Republikan Amerikan
KOHA JONË SONDAZH

