Majlinda Bregu: Shqipëria është pa punë. Ky është realiteti

‘Ky është realiteti, jo ai i mitingjeve me të rinj me buzëqeshje parajse në fytyrë’, kështu shkruan Bregu teksa ka ndarë me të gjithë një histori personale të Valbonës, e cila ka mbaruar universitetin por sot është pa punë.

Bregu ua përplas në fytyrë politikanëve realitetin e hidhur ku ndodhen të rinjtë shqiptar, duke shtuar se është koha për t’u zgjuar.

Reagimi i plotë i Majlinda Bregut:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot 17% e shqiptarëve janë të papunë. Dhe numrin më të madh të të papunëve e zëne të rinjtë me 32,2 %.  Janë 53 mije vajza e gra punekërkuese në Shqipëri me ose pa diplome. Ky është realiteti, jo ai i mitingjeve me të rinj me buzëqeshje parajse në fytyrë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

***

Për Valbonën e shumë të rinj si ajo…

Rrugëve, brenda e sidomos përtej Tiranës, nuk është më aspak çudi të takosh të rinj të papunë, e ç’është më e keqja, ndoshta dhe krejt të pashpresë. Valbona që takova nga fshati Mengël ne Elbasan ,s’është fas e para e as e fundit, ndër ata që kanë mbaruar Universitetin, por nuk ka gjetur punë.

U pamë teksa po shiste në një anë rruge në shitjen e frutave te baçes të familjes së saj. Ngela ngusht kur mësova se ishte e diplomuar në degën Gazetari- Anglisht, në universitetin e Elbasanit.

Gjëja e parë që munda t’i them ishte se të paktën është nga ato vajzat me këmbët në tokë, që nuk rrin kot e që shfrytëzon çdo mundësi për të bërë diçka, për t’ja dalë mbanë sido që t’i vijë jeta. Por a është kjo jeta që ajo meriton!? Sigurisht që jo. Valbona dhe të rinjtë si ajo, që përpiqen e që shkollohen, duhet të kenë mundësi reale punësimi në këtë vend. Meritojnë vende pune prej vërteti e jo të sajuara në shifra qeverie që gënjen nga njëra fushatë në tjetrën.

Sot 17% e shqiptarëve janë të papunë. Dhe numrin më të madh të të papunëve e zëne të rinjtë me 32,2 %.

Janë 53 mije vajza e gra punekërkuese në Shqipëri me ose pa diplome. Ky është realiteti, jo ai i mitingjeve me të rinj me buzëqeshje parajse në fytyrë.

E vërteta e shumicës së të rinjve në Shqipëri, është kjo e Valbonës, gazetares anglishtfolëse që e takova duke shitur fruta buzë rrugës. #kohapërtuzgjuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?