FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mali i Zi me qeveri pakice pro-perëndimore

Mali i Zi ka tanimë qeverinë e pakicës që drejtohet nga kryeministri 36-vjeçar, Dritan Abazoviç. Por jo shumë malazezë e mbështesin modelin e një qeverie të pakicës.

Mali i Zi, vendi më i vogël ballkanik kërkon të orientohet nga BE. Ky vend ka tanimë qeverinë e pakicës që në të ardhmen do të drejtohet nga kryeministri 36-vjeçar, Dritan Abazoviç. 45 nga 48 deputetë të pranishëm në parlament votuan të enjten në mbrëmje për krijimin e një qeverie pro-perëndimore, 36 deputetë nuk morën pjesë në votim. Koaliconi i përzierë me Të Gjelbrit, socialdemokratët, partitë etnike të shqiptarëve dhe boshnjakëve dhe një partie pro-serbe është i varur nga presidenti i vendit nga partia, DPS, Milo Gjukanoviç.

Sfida të mëdha

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shteti ligjor dhe zhvillimi ekonomik do të jenë shtyllat kryesore të qeverisë së re”, tha Abazoviç gjatë deklarimit të programit të tij para votimit. Kabineti i tij do të veprojë kundër korrupsionit dhe “zhbllokimit të institucioneve” dhe do të çojë përpara negociatat për anëtarësimin në BE. Qeveria e mëparshme e përbërë kryesisht nga parti pro-serbe dhe pro-ruse u shpërbë pas grindjeve të brendshme pas një viti e gjysmë. Reformat e kërkuara nga Brukseli këto kohë kanë ngecur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Seanca parlamentare ishte vendosur të zhvillohej në kryeqytetin historik Cetinje. Deputetët e partive të tjera pro-serbe e bojkotuan atë. Marko Pejoviç, analist i institutit politik, Cedem në Podgoricë është shprehur, se koalicioni i ri nuk do të ketë jetëgjatësi. “Nëse një qeveria është e varur nga mbështetja e 30 nga 46 deputetët dhe këta 30 janë pjesë e një partie që vetë nuk është pjesë e qeverisë dhe kundër të cilëve, Abazoviç ka bërë politikë kundërshtare këto vite, atëherë mund ta përfytyrosh, se sa e stabilizuar do të jetë kjo qeveri”, është shprehur Pejoviç për portalin “euronews.rs”. Me shumë gjasa kjo qeveri do të shërbejë për përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme në të njëjtën kohë me zgjedhjet presidenciale në vitin 2023. Sipas një sondazhi të fundit vetëm 14% e qytetarëve e mbështesin një qeveri të tillë të pakicës, 51% janë për zgjedhje të parakohshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?